Bardh Spahia fitues absolut në Shkodër, merr mbi 46% të votave/ Ja ku renditet i dyti

E Enjte, 03 Mars 2022 22:01

 

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për Bashkinë Shkodër pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Sipas sondazhit ‘Barometri i Euronews Albania’ tregon se Bardh Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%.

 

 

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota.

 

Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

Në prirjen e votës, Spahia del me 33% mbështetje, Angoni me 26,5%, Bushati 12,5%. 12% e votuesve janë të pavendosur, kurse 14,6% thonë se nuk do të votojnë.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër dhe bashkinë Durrës, në datat 21 shkurt- 1 Mars me 1200 intervista ballë për ballë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...