Mitingu përmbyllës/ Sali Berisha sot në Shkodër! Ja axhenda

Premte, 04 Mars 2022 09:50

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, do jetë i pranishëm sot në Shkodër, ku do mbahet tubimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha do jetë në krah të kandidatit Bardh Spahiu, të cilin të gjitha sondazhet e tregojnë fitues.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot e premte, më datë 4 mars, ish-kryeministri, z. Sali Berisha së bashku me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, z. Bardh Spahia organizojnë në pedonalen e qytetit, përballë Hotel Colosseo, tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Aktiviteti nis në ora 16:30 me koncert Rock, me performancën e grupit të njohur Urban Band, për të vijuar më pas me tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...