Fitim Zekthi: Nëse “Shtëpia e Lirisë” mund PD-në në zgjedhje, Basha ka humbur legjitimitetin

Hënë, 07 Mars 2022 16:00

 

Tre ditë më parë, Fitim Zekthi, mbështetës i Lulzim Bashës dhe ish-kandidat për deputet, deklaroi në Ora News se nëse “Shtëpia e Lirisë” do të dalë e dyta në të gjashtë bashkitë, dhe PD-ja zyrtare e do të mbajë vendin e fundit në zgjedhje, atëherë Basha ka humbur legjitimitetin.

 

Zekthi shtoi se në një rast të tillë Partia Demokratike duhet të hujë në një proces total zgjedhjesh. Ai bëri edhe një parashikim.

 

“Nëse Shtëpia e Lirisë do të dalë e dyta qartësisht kudo, dhe Basha do të dalë qartësisht duke humbur dukshëm, sigurisht që Basha ka humbur legjitimitetin. Duhet që PD duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh, por megjithatë nuk mendoj se do të ndodh kjo gjë.” – u shpreh Fitim Zekthi më 4 mars në Ora News.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme sot janë thuajse drejt finalizimit. “Shtëpia e Lirisë” po fiton në Shkodër, ndërsa në 4 bashki të tjera është në vend të dytë pas Rilindjes dhe PD-ja e Bashës në vend të tretë. Pozicioni më i mirë që ka arritur Basha deri tani është në Rrogozhinë, ku kandidati i tij zë vendin e dytë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...