Kryemadhi: Lufta?! Shtrenjtimet e karburanteve dhe energjisë janë të ndikuara vetëm prej Edi Ramës!

Tuesday, 08 Mars 2022 12:04

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qënë ndër të parët zëra sot që i ka konsideruar si gënjeshtra, paralajmërimin që bëri sot Kryeministri Edi Ramën për rritje të çmimit të energjisë dhe të naftës si një impakt i luftës së Rusisë në Ukrainë. Kryemadhi i ka përplasur dy argumente, Ramës dhe Ministres së Energjisë, Belinda Ballukut, për deklaratat e tyre sot nga Kryeministria:

“Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë, - shkroi Kryemadhi. - Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë.”

Në këtë këndvështrim, Kryetarja e LSI i bëri thirrje qytetarëve që të mos ia hanë gënjeshtrat Ramës, por t’i kërkojë të mbajë përgjegjësi për krizën që po thellohet në vend. Mesazhin e saj në Fb, Kryemadhi e ka nisur me këto fjalë: “Më e pakta, mbyll gojën dhe na kurse të vjellat!” për të përforcuar më tej:

 

“Lufta nuk është gjendje psiqike, por shpallet sipas parashikimeve ligjore, - vërejti Kryemadhi. - Shqipëria nuk ka shpallur ligjërisht gjendjen e luftës dhe çmimet e karburanteve, energjisë elektrike, taksat e larta, janë të ndikuara vetëm prej vendimmarrjeve të Edi Ramës në krye të qeverisë.

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë.

Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë.

Kaq duhet të mjaftojë për të kuptuar cili është ndikues për shtrenjtimin aktual të karburanteve, produkte jetike që ndikojnë ekonominë e çdo familje dhe biznesi në vend.

Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës që vuajnë për burime të prodhimit të energjisë, Shqipëria është e pasur në nëntokën e saj me naftë, e bekuar me burime hidrike për prodhim energjie, me diell përgjatë gjithë vitit.

Përmes një qeverisje të kujdesshme në menaxhimin e tyre, shqiptarët energjinë elektrike, naftën dhe nënproduktet e saj do duhet t’i merrnin gjithmonë me kosto shumë herë më të përballueshme.

Mos ia hani gënjeshtrat, por kërkojini të mbajë përgjegjësi! Sepse, një njeri që edhe plehrat i shikon si mjet për t’u pasuruar, siç tregoi afera e inceneratorëve, për të cilin presim SPAK të godasë fort e lart, në çdo moment të ushtrimit të funksionit njerëzit i konsideron miza dhe xhepin e vet më të rëndësishëm se ekonomia e familjeve shqiptare.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...