'Bileta e urbanit të bëhet 80 lekë'/ Balluku-shqiptarëve: Ecni në këmbë

Tuesday, 08 Mars 2022 14:55

 

Unioni i Transportit Urban kërkon që çmimi i biletës për urbanët në Tiranë të rritet në 80 lekë.

Kjo kërkesë e tyre vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, për të cilën, operatorët thonë se ndikon drejtpërdrejt në shërbimin që ata ofrojnë.

Sipas tyre, kjo është zgjidhja e vetme për të shmangur kolapsin e këtyre kompanive. Ata thanë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës nga dita e sotme çdo operator bazohet në mundësitë e veta dhe ka nxjerrë në terren atë pjesë të flotës bazuar në punën dhe të ardhurat që ka.

Shqipëria po përballet me një krizë historike karburantesh. Por qeveria duket se e ka gati përgjigjen për të gjithë ata që ankohen.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një këshillë për shqiptarët ndërsa çmimet e karburanteve vijojnë të rritjen dita-ditës. Ajo sugjeroi që në vend të makinës, të ecin në këmbë.

"Çmimi i energjisë është një hall shumë i madh, por sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Kjo është edhe arsyeja pse po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës. Ka edhe një mundësi tjetër për naftën. Duhet të konsumojmë më pak. Mos marrim makinën për të blerë bukë apo cigare te cepi i rrugës, por të ecim në këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet. Ky është një produkt që tregtohet nga privatët dhe nuk ka çfarë bën shteti".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...