Takimi i 'kryetarëve'/ Paloka-Bashës: Nesër mblidh fisin dhe krushqinë

Tuesday, 08 Mars 2022 21:00

 

Deputeti Edi Paloka ka ironizuar takimin e sotëm të Lulzim Bashës me drejtuesit e degëve, ndërsa shprehet se 80% të tyre i ka zgjedhur vetë.

Paloka thekson se me veprime të tilla Basha vijon të bëhet qesharak deri në dhimbje. Madje në vijim të ironisë, Paloka shkruan se nesër Basha do të mbledhë fisin dhe krushqinë.

Postimi nga Edi Paloka

 

Vazhdon të bëhet qesharak deri në dhimbje, po kjo nuk e shqetëson!

 

Ka mbledhur sot “kryetarët” e degëve, 80% të të cilëve i ka emëruar vete. “Kryetarë” pa anëtarë, disa prej të cilëve e vetmja “punë” që kanë bërë që kur janë emëruar, ka qenë ndërrimi i bravave në selitë e PD.

Ka mbledhur dhe kandidatët e tij humbës, që megjithëse të renditur të tretët në garën me tre vetë, deklarojnë njësoj si “lideri” se nuk kane humbur asnjëherë dhe sigurisht që L.B nuk ka pse jep dorëheqje. Beteja sapo ka filluar !

Nesër do mbledhë fisin dhe krushqinë…!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...