Berisha: Putinisti i vetëm në Shqipëri, Edi Rama. Megavjedhje me energjinë dhe naftën

E mërkurë, 16 Mars 2022 10:33

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme në Ora TV se i vetmi që ka shfaqur qëndrim putinist është Kryeministri Edi Rama. Ai tha se Berisha ka Edi Rama ka mbajtur qëndrimin urrejtës ndaj atyre që protestojnë duke u shprehur se janë pakica e pakicës.

Berisha tha se qytetarët po protestojnë për shkak të çmimeve të larta, për të cilat tha se jo vetëm janë më të lartat në Rajon, por edhe në shumë vende europiane.

“Si mos protestojnë qytetarët shqiptarë kur në Shqipëri po shitet nafta 2.2 euro për litër, ndërsa në Maqedoni shitet 1.3 euro dhe në Gjermani 1.8 euro për litër.

Këtë vit janë prodhuar 8.9 mld kwh energji, ndërkohë që konsumi vjetor është rreth 5.1 mld kwh. U shit energjia me 40 euro kur bursat e kishin 120 euro. Këtu ka një megavjedhje, dhe ERE nuk lejohet të blejë energjinë sipas çmimit të bursës, por sipas asaj që i thotë Qeveria”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri theksoi se sot te nafta janë vendosur 7 taksa, po pse duhet të vendosen kaq shumë taksa që ndikojnë në çmim.

“Kulmet e çmimeve në bursë për naftën kanë qenë në 2008, kur fuçia ishte 150 dollarë. Po ndalem te tarifat e pompave, që iu dha një koncensioni, por është dyfishuar çmimi. Pse Maqedonia e shet me 1.3 euro litrin dhe atje nuk nxirret asnjë litër naftë, ndërsa këtu nxirren 1 mln ton. Këta rafinerinë e Ballshit e shndërruan në skrap dhe këtë e bënë për të mbuluar vjedhjet”, tha Berisha.

Berisha tha se rafineria e shndërrua në skrap pasi borxhet e saj arritën në ndoshta 400 mln euro, por nuk investohej asgjë atje. “Këtu është i implikuar edhe Engjëll Agaçi, i cili ishte anëtar bordi atje”, tha Berisha.

Ai tha se kur socialistët e nxorrën në treg morën ofertën 8 mln, ndërsa ne kur e nxorrëm në treg dha ofertën 120 mln.

“Gjatë periudhës që unë isha në pushtet rafineria prodhonte qindra mijëra ton D2. Në vitin 2012 ne prodhonim 150-200 mijë ton, por importonim diku te 650 mijë ton”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...