“Politikë klienteliste”/ Berisha tregon planet antishqiptare Rama-Vuçiç

E Enjte, 17 Mars 2022 17:54


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, dhe ministrave të tij.

“Shqiptarët përfunduan në qytetarët me rrogën më të ulët në rajon. Edhe kjo, pra rroga, është një proces i pashpallur në procesin e integrimit”.

Sipas Berishës, “Politika e jashtme është një politikë në favor të autokracisë”.

Ndërsa duke u ndalur tek miqësia Rama-Vuçiç, Berisha tha se kjo nuk mund të çelë kurrësesi rrugën e integrimit për Shqipërinë.

 

“Por më e dëmshmja është kjo rajonale. Një miqësi me sundimtarin e Beogradit i cili për qëndrimet që mban ndaj genocidit nuk do të mund të ja çelë absolutisht rrugën vendit të tij drejt BE. Ka një ndërgjegje Europa dhe nuk pranon dot mohimin e genocidit. Kjo kërkon dënimin pa kushte genocidit.

Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai deklaron se për vendet e rajonit do respektojë kontratat. Ky mashtron kur thotë miku ynë do respektojë kontratat vetëm për Shqipërinë. Kjo miqësi për interesa tërsisht antishqiptare konsolidoi nismën e “Ballkanit të hapur” të cilin Europa e denoncoi. Kjo është nje sjellë prapaktheu”.-tha Berisha.

Më tej, ai theksoi se “Shqipëria nuk plotëson standartet. Shikoni reformën në drejtësi. Shteti ligjor nuk ekziston. E betë këtë për ti kontrolluar. Shikoni tani funsiksionimin e tyre, janë garanci për të mos ecur drejt BE”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...