Berisha: Do rikandidoj për kryetar të PD, e firmosën 70% e zgjedhësve demokratë në 6 mars

E Enjte, 17 Mars 2022 19:25

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, se do të rikandidojë për kryetar të partisë.

Berisha tha se rikandidimi i tij për t'u rikthyer në krye të PD, u firmos nga 70% e zgjedhësve demokratë në zgjedhjet e 6 marsit.
"Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre", tha Berisha.

 

 

Ish-kryeministri foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD.

 

"Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në stadiumin 'Air Albania' me 11 dhjetor, e papërsëritshme", u shpreh Berisha.

Pjesë nga intervista

Bledian Koka: Në momentin që vendimi merret ashtu sicc e prisni ju, çfarë ndodh, do të shkoni menjëherë në selinë e PD? Apo do të vijoni negociatat për procesin e bashkimit?
Sali Berisha: Ne jemi në negociata. Deputetët, s'mund të mohohet që kishte në anomalitet në grupin parlamentar, ne nuk krijuam grup parlamentar, përpjekjet janë për normalizimin e jetës së grupit parlamentar. Dhe kjo do të ndodhë, si hapi i parë shumë i rëndësishëm. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit, e kemi rikthyer. Gjykoj se përderisa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, do normalizohet grupi palamentar. Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë. Detyra më kryesore në këtë periudhë është bashkimi i demokratëve.

Bledian Koka: Zoti Berisha, i mbani mëri Lulzim Bashës për atë që ka bërë?
Sali Berisha: Kam ndjerë shumë keqardhje për atë që i bëri vetes në radhë të parë. Ndaj meje gjykoj se mori qëndrime me të cilat një njeri para se t'i merrte duhet të pyeste veten se cila është pasqyrimi i tyre te vetja jote. Ai nuk e bëri këtë dhe në këtë mes ndjej keqardhje për shumë gjëra që ai i ka lejuar vetes dhe që nuk e kam njohur. E kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, është deputet i PD dhe ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e kësaj partie. Ne nuk përjashtojmë njeri.

Sonila Meço: Në Kuvendin e 30 prillit, prisni që deputetët që ishin më Bashen të vinë te ai Kuvend, apo do të ketë një Kuvend tjetër?
Sali Berisha: Jo! Tjetër nuk mund të ketë. Pres që deputetët të vijnë në atë Kuvend. Deputetët do të jenë të mirëpritur të gjithë, pa përjashtim. Do të kenë të drejtë të kandidojnë për Kryesinë etj. Cilido prej tyre mund të kandidojë për kryetar partie pasi të hapet gara. Unë pres të marrin pjesë që të gjithë.

Bledian Koka: Rikandidimi juaj është i padiskutueshëm?
Sali Berisha: Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...