“Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme”, Berisha: Të rikthejmë PD në pushtet

Diel, 20 Mars 2022 14:09

 

Në foltoren e zhvilluar sot me emigrantët shqiptarë në Greqi, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme.

Sipas Berishës, PD duhet të kthehet në pushtet për procese të mëdha transformuese për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar.

Më tej ai tha se do të bëjë gjithçka për të patur një bashkëpunim të ngushtëme degët në Athinë.

‘”Sa më shpejt për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme dhe rikthyer partinë e idealeve tuaja në pushtet për procese të mëdha transformuese të Shqipërisë, integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe shndërrimin e tij në një vend të zhvilluar. Unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë me degët tona në Athinë dhe kudo që ndodhen. Inkurajojmë nxitjen e tyre për një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që janë në mënyrë që ata të kenë rolin e tyre direkt në të gjitha zhvillimet e vendit. Vota e emigrantëve, ushtrimi i të drejtës së tyre do të jetë përparësia e parë e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

 

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...