'Shqipëritë' tona i 'ushqen' i gjithë populli, por i 'mjelin' vetëm 'Rilindësit'

Hënë, 21 Mars 2022 11:20

 

Nga Kim Mehmeti - 20/03/2022

Kryeministri i Shqipërisë betohet se nuk i kontrollon as mediat, as drejtësinë, as arsimin..., se në mëmëdheun tonë nuk ka oligarkë, por në ndërkohë, kur t’i kujtohet, i mbledh shpërndarësit e karburanteve dhe i urdhëron ta zbresin çmimin?!

Ministrat e BDI-së në Maqedoni thonë se i kanë pagat e ulëta mujore - duke besuar se populli është aq mendjelehtë sa të mos e dijë se ata nuk punojnë për rrogat e vogla, por për fitimin e madh që ua ofron posti – por pasurohen si të ishin pronarë të puseve të naftës.

Dhe mbase Kosova është e vetmja ‘Shqipëri’ e jona ku burrështetasit nuk bëjnë garë se kush do zhvatë më shumë nga ajo që jep populli dhe ku, qeveritarët kanë pushtet mbi hajdutin në vetvete.

 

E në ndërkohë, botën e kanë mbuluar retë e luftës, re të cilat i fshehin betejat që deri tani i ka humbur Perëndimi, e mes të cilave edhe atë për ta shpëtuar familjen, për të mos lejuar që nga fole me babë e nënë, ajo të bëhet ‘shoqat’ me prindin numër një dhe atë numër dy.

Po pra, jo vetëm ‘Shqipëritë’ tona, por edhe e tërë bota, është duke përjetuar tronditje të mëdha. Dhe pa dyshim se, pasi të tejkalohen këto luftëra e trazira, shumëçka në këtë botë do jetë më ndryshe. E pandryshuar do mbetet vetëm ajo që edhe deri më sot e ka përcaktuar vendin e popujve të varfër dhe të vegjël: të zgjedhin se cilës fuqie botërore do i shërbejnë!

E deri sa të vijë koha e rendit të ri botëror, ne do duhet t’i bindemi Piktorit, i cili nga pandemia na mbronte me tanke dhe duke na trembur se nuk do ketë varre për të gjithë ne, e sot, na bënë gati për luftë duke na paralajmëruar se do mund të vdesim nga urie.

Por sidoqoftë, fati i “Shqipërive” tona nuk varet vetëm nga drejtuesit e tyre. E ardhmja e trojeve tona varet edhe nga ajo sa e kemi kuptuar se, qoftë në kohë paqe, qoftë në kohë krize, banorët e një vendi, e jo burrështetasit e tij, vendosin nëse shteti do i ngjajë lopës, të cilën e ushqen i gjithë populli, por që e mjelin vetëm të pushtetshmit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...