Nesho: Të besuarit e Bashës shkak i krizës në PD! Komisioni i Rithemelimit do fitojë një ditë

Tuesday, 22 Mars 2022 17:51

 

Diplomati Agim Nesho komentoi në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Nesho deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush kishte mbështetje në PD.

Sipas diplomatit Basha është i larguar pasi humbi betejën politike dhe partia e tij nuk e besoi në aksionin politik të deritanishëm. Ndër të tjera ai tha se grupi i Bashës tashmë do që të negociojë në mënyrë të padrejtë me Komisionin e Rithemelimit dhe shtoi se gjithçka zgjidhet me votë.

Sakaq, diplomati Agim Nesho tha se të besuarit e Bashës janë shkak i krizës në PD dhe nuk duhet të vendosin kushte për të zgjidhur krizën në selinë blu.

"Mënyra si u pasua dorëheqja tregoi se nuk kishte një sinqeritet për vetë kushtet e vendosura dhe mënyrat si bashkimi mund të parashikohet me përjashtime. Nëse Rithemelimi kërkon të ngrihej në bazë të një morali të ri çështjet që kanë parashtruar është në plan më të lartë nga ajo që kërkon pjesa tjetër pasuese e zotit Basha. Duan të negociojnë në mënyrë të padrejtë, jo në themelin e votës së lirë, kërkojnë të negociojnë në kushtet për të bërë një presion.”-tha Nesho.

Diplomati tha se ende nuk ka një reflektim të plotë nga grupi i Lulzim Bashës ndërsa theksoi se Komisioni i Rithemelimit duhet të qëndrojë në pozicionin e vet pasi një ditë i gjithë procesi do të përfundojë në favor të tyre.

"Grupi i Rithemelimit të qëndrojë në pozicionin e vet, kjo i bën më të fortë. Një ditë ky proces do përfundojë në favorin e tyre. Ka nevojë që opozita të jetë prezente dhe të mos bëjë kompromis me pushtetin por të jetë garant për kërkesat e qytetarëve. Nuk po shikoj një reflektim nga grupi i Bashës, ky reflektim do dobësojë grupin e pasuesve të Bashës."-tha Nesho në Syri Tv.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...