‘Gati për rikthimin në seli’, Berisha: Vota bashkon PD-në! Basha ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt

Tuesday, 22 Mars 2022 21:11

 

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur pas mbledhjes asë Grupit të Rithemelimit, Berisha tha se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha tha se Basha është një 'plaçkë tregu' në fletushkën e Alibeajt.

 

 

Berisha shtoi se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

 

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit, ndaj tani për PD-në kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij dhe kjo është e vërteta e padiskutueshme ndaj dhe ne jemi të vendosur për bashkimin e PD-së. Jemi të vendosur për të punuar për bashkimin e PD-së me të gjithë ata besojnë se vota e lirë duhet të bashkojë demokratët dhe mund tu them se ka një mirëkptim të gjerë në këtë drejtim gjatë këtyre ditëve.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur Shqipëria ndonjëherë".

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.

Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realiziohet

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...