Rama e shpalli Gaz Pajën “investitor strategjik” para se të arrihej marrëveshja me pronarët e tokës

E Enjte, 24 Mars 2022 18:21

 

Një vendim i qeverisë ka shpallur aktorin e humorit Gazmend Paja si investitor strategjik, duke i dhënë plot 133 mijë metra katror në Dhërmi për ndërtimin e një resorti turistik.

Sipas vendimit, Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.

 

Vendimi shkaktoi reagime të forta, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si një grabitje të pronës private dhe publike nga Kryeministri Edi Rama, duke përdorur humoristin, tashmë me status “investitor strategjik”.

Por, Paja në reagimin e tij pretendon se në vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi, nuk është përfituar tokë publike apo shtetërore.

Aktori i cilëson shpifje akuzat se në këtë sipërfaqe është përfshirë dhe një pjesë tokë publike, duke shtuar se toka është blerë nga pronarë të ligjshëm.

Paja pretendon se ndërtimi i resortit do të bëhet nga një kompani e huaj me të cilën kanë lidhur marrëveshje.

 

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike thuhet se investitorët do të jenë kompania e aktorit dhe Startek.

Për marrjen e statusit të ‘investitorit strategjik’, Paja thotë e kjo është një e drejtë që ia jep ligji në bazë të vlerë së investimit.

Vetë Paja thotë se kusht për këtë është dakordësia e të gjithë pronarëve të tokës ku do të bëhet investimi.

Por ndonëse investimi është miratuar nga AIDA, aktori shton se me një pjesë të pronarëve ende nuk ka marrëveshje dhe negocimi vazhdon. Kjo do të thotë se Paja ka përfituar statusin e investitorit strategjik pa plotësuar kushtin, pra atë të arritjes së marrëveshjeve me ato që janë pronarët e tokave ose trojeve.

“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin

Modifikuar më E Enjte, 24 Mars 2022 18:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...