Balliu: Vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit funksionale, bashkimi i demokratëve jo me kushte

E Enjte, 24 Mars 2022 22:19

 

Deputeti demokrat Klevis Balliu nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar situatën në Partinë Demokratike ku deklaroi se 6 marsi faktoi Kuvendin e 11 dhjetorit dhe se vendimet e marra në të janë funksionale.

Sa i takon bashkimit të Partisë Demokratike, Balliu tha se askush nuk mund të vendosë kushte në PD dhe se bashkimi nuk mund të vijë nga kushtet. Sipas tij çdo anëtar i PD ka kontributin e vet në atë parti pavarësisht mendimeve të ndryshme.

Ajo çfarë dua të sqaroj është se kuvendi 11 dhjetorit u faktua si kuvendi i vetëm dhe i vërtetë në 6 mars. Çka do të thotë se ata që u shkarkuan janë tanimë më të shkarkuar se kurrë nga funksionet e tyre, por kjo nuk i ndalon që çdo anëtar të japë idenë e vet për të zgjidhur krizën. Por funksion të qartë në PD ka grupi i strukturës, ai grup parlamentar duhet të mblidhet të diskutojë dhe nga ato debate të dalë një rrugëzgjidhje. Ai është i vetmi organ legjitim statutor i PD. E rëndësishme mbetet se bashkimi i demokratëve nuk vjen përmes kushteve. Çdo demokrat ka kontributin e tij në atë parti dhe askush nuk mund të bëjë përjashtime. Është e shëmtuar që dikush të përjashtoj një person nga PD, çdo anëtar i PD ka kontributin e vet pavarësisht mendimeve të ndryshme.

Më tej ai komentoi edhe lidhur me protesta e qytetarëve për të cilat u shpreh se shqiptarët duhet të mbushin çdo shesh të Shqipërisë sepse këto çmime nuk mund të justifikohen me luftën në Ukrainë, por sipas tij sepse po vidhen nga shteti.

Pse të diskutojmë rritjen e çmimeve, shqiptarët duhet të mbushin çdo shesh të Shqipërisë dhe të largojmë këta që ë shohin shtetin si pronë të tyre. Si mund të rrisësh ti taksat çdo ditë dhe nuk rrit rrogat. S’ka nevojë kjo as për diskutim dhe as për të marrë vendim duhen protesta për të larguar qeverinë Rama. Kjo krizë dhe taksat vijnë nga vjedhjet që i janë bërë shtetit në këto vite, ka krijuar groba në ekonominë shqiptare që Rama kërkon ti mbushë duke shtrydhur shqiptarët. Ai nuk i ul dot taksat se do të vjedhë akoma shqiptarët. Këtu ka luftë çdo ditë, këtu shqiptarët po luftojnë çdo ditë. Ku janë parë në një vend tjetër në rajon këto çmime, dhe e justifikon me luftën në Ukrainë, pse vetëm për Shqipërinë është kjo luftë? Shqiptarët vuajnë vetëm se vidhen dhe në protestë dilet sepse vidhet. Të gjithë duhet të organizohemi për të bërë protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...