Libri i Matt Palumbo 'Njeriu mbrapa perdes'/ Berisha: George Soros, gjakpirës që shpallet filantropist

Premte, 25 Mars 2022 18:58

 

Studiuesi dhe gazetari amerikan, Matt Palumbo prezantoi so në Tiranë librin e tij më të fundit për George Soros, 'Njeriu mbrapa perdes' (The Man Behind Curtain).

I pranishëm në promovimin e librit, lideri historik i PD, Sali Berisha vlerësoi Palumbon për guximin dhe heroizimin në zbërthimin e rrjetit të Soros, të cilin e quajti armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

 

Berisha e quajti Sorosin gjakpirës që shpallet filantropist, duke shtuar se manjati amerikan ka financuar me 32 miliardë dollarë rrjetin e tij mafioz për të goditur demokracinë dhe sistemin financiar në vende të ndryshme të botës.

 

 

Ish-kryeministri kujtoi dëmet që i ka shkaktuar Soros shteteve si Indonezi, Tajlandë, Itali apo dhe Britani e Madhe.

 

"George Soros është edhe ai një person i jashtëzakonshëm sot. Në planetin tonë jashtë politikës nuk ka njeri më të fuqishëm në politikë se ai. I jashtëzakonshëm është mbase edhe autori me këtë libër, autor i disa librave, por ka bërë një betejë të ngjashme me atë të Davidit me Goliati. Duhet të dini se kudo, duhet një kurajo e jashtëzakonshme të përballesh me njeriun, të cilin ju e dini, unë e kam cilësuar atë të armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

E kam cilësuar armik të interesave tona kombëtare. Të përballesh me një njeri i cili ka shpërndarë deri sot fonde për rrjetin e tij mafioz 32 miliardë dollarë. Imagjinoni ju fuqinë e tij. Dhe ja ku e kemi heroin e vërtetë, Davidin (Matt Palumbo). George Soros është një multimiliarder si asnjë tjetër në planet. Multimiliarderë ka plot, filantropistë ka plot, por ai është i vetmi gjakpirës i vërtetë dhe shpallet filantropist.

Pse e quaja megashushunjë? Sepse ai paratë i siguron nëpërmjet spekulimin financiar dhe jo në kursin normal natyral se ajo është ligjore, është komponent i tregut. Por ai me fakte i ka simuluar, ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, Indonezi, Itali, Britaninë e Madhe. Dhe me gjithë këto, po të lexoni 1 mijë tituj për Soros, mund të gjeni 5 tituj spekulantë dhe të gjithë të tjerët filantropë. Ua dhash këtë shembull për të kuptuar se cila është fuqia e tij e jashtëzakonshme.

George Soros është një makinë njerëzore, pa ndjenja, nuk e mohon as vetë. Në fëmijërinë e tij, nuk po e quaj kolaboracionit të nazistëve siç e quajnë të tjerët, por një farë flirti e ka patur me prona seç bënte pas tyre, por ajo që më ka mahnitur, se ai deklaron që unë jam i vetëdijshëm për ato që krijoj me spekulimin por nuk ndjej ndonjë gjë, është pa ndjenja. Ne jemi parti konservatore dhe nuk na shkon të përdorim termin gjakpirës për të pasurit, sepse ne jemi parti që favorizojmë pasurimin, por e vërteta është se ai është mirëfilltaz i tillë", u shpreh Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...