Foltorja në Përmet, Berisha: Të bashkohemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim i lidhur me krimin

Diel, 27 Mars 2022 13:28

 

Pas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, Lideri Historik i Demokratëve po zhvillon edhe një takim me demokratët e Përmetit.

Berisha përsëriti në nisje të këtij takimi thirrjen e tij për bashkimin e demokratëve.

Eshte kenqësi të gjendem në këtë qytet i cili ka një traditë më të mirën në mendimin poltik shqiptar ne shpirtin njerëzve të tij punëtorë. Është kenaqësi që ju gjej ju të bashkuar. Në mençurinë tuaj ju lexuat mesazhin e 6 marsit, i cili ishte, bashkimi dhe vetëm bashkimi për një Parti Demokratike, opozitë e vertetë shqiptare.

E gjithë përpjekja jonë sot është, për një PD të bashkuar të fortë dhe të hapur, ndaj dhe unë ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga Dhjetori 90 gjer sot, të bashkojmë kontributete tona dhe të ngrihemi si opzita më e fuqishme e kohës.

Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve dhe varfërimin e tyre, largimin shqiptarëve nga Shqipëria.

Nuk ka mision me të madh se sa ky mision i cili përmbushet duke u bashkuar.

Ky mision përmbushet para së gjithash duke qendruar bashkë dhe duke hapur PD drejt prurjeve te reja. Ne këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...