Berisha nga Shkodra: Martirët e 2 Prillit kanë një apel sot për të rinjtë, të vazhdojnë betejën për votën e lirë!

Saturday, 02 Prill 2022 10:55

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën sot në Shkodër, aty ku po përkujtohen dëshmorët e 2 Prillit 1991, qytetarët që u vranë në protestën për liri dhe demokraci.

Duke kujtuar sakrificën që bënë katër të rinjtë shkodranë, 31 vite më parë, Berisha i ka bërë një thirrje rinisë sot, qytetarëve sot, “të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë!

 

Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste, - tha ai, - por me një qeveri që përbën një organizatë të vërtetë kriminale.”

 

 

“Ne nderojmë sot, - tha ish-kryeministri Berisha, - veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë që do të jetojnë në jetë të jetë në votën e lirë të shqiptarëve, por ne e nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Ish-Presidenti i SHBA, Ronald Regan, do të deklaronte se lirisë nuk i duhet më shumë se një gjeneratë që edhe të zhduket.

Sot, pas 31 vjetësh të martirizimit të tyre, vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votave, nga bandat e qeverisë.

Martirët e 2 Prillit, sot më shumë se kurrë, kanë një apel për të rinjtë shqiptarë: Të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë!

Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste, por me një qeveri e cila siç faktohet çdo ditëm, përbën një organizatë të vërtetë kriminale, një qeveri e cila veproi si çdo organizatë tjetër kriminale, vjedh e plaçkit shqiptarët, votën, liritë, pasuritë e tyre dhe kjo përbën një kushtrim, një apel, një kushtrim për çdo qytetar që të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë, të frymëzuar nga Shkodra - nga kjo klikë që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet që u sakrifikuan martirët e Shkodrës.

Ndaj dhe të zotohemi ne, para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cerës, Nazmi Kryeziut se do të bëjmë gjithçka, të gatshëm për çdo sakrificë t’u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve për të cilën këta të rinj flijuan rininë dhe jetën e tyre. Rroftë Shkodra, nderim martirëve të 2 Prillit.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...