Politikë“Projekti Berisha 3”, ish-kryeministri: Rikthimi im, tërmet tek PS

Tuesday, 05 Prill 2022 21:19

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se rikthimi i tij ka shkaktuar tërmet në PS, duke theksuar se është i vetmi që ka fituar zgjedhje kundër Edi Ramës.

Në një intervistë për “A2”, ish-kryeministri thotë se “Berisha 3” synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimin e largimit të të rinjve nga vendi.

“Berisha 3” është projekt që shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion, të mos jenë më njerëzit që jetojnë në një nga vendet më të pasura me burime natyrore të Europës dhe të punojnë si argatë në tokat e të tjerëve. Në vitet 1992-1997, popullata në Shqipëri nisi të rritej, po ashtu si edhe të ardhurat për frymë. Atëherë u rrit shpresa, ashtu siç u rrit në periudhën 2007-2014. Prandaj, ky është projekt i madh për vendin, për ta integruar Shqipërinë në BE, për ta fuqizuar rolin e saj në NATO. Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së. Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën. Ka një tërmet tek socialistët”, deklaroi ish-kryeministri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...