Ambasadorja Yuri Kim po i shërben Edi Ramës për përçarjen e Partisë Demokratike dhe në këtë mision ajo ka shkelur konventen e diplomatëve të Vienës. Deklarata u bë nga deputeti i PD, Flamur Noka në A Show në Syri Televizion. Noka u shpreh se e ka kuptuar prej kohës që Basha po punon kundër PD, teksa u shpreh se për zgjedhjet e 25 prillit ka kandiduar për të deputetët më kërkesë të demokratëve, pasi kishte refuzuar të kandidonte me kërkesë të Bashës
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në A Show, ka lëshuar akuza në forta në drejtim të ambasadores amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim
Sipas Nokës, ambasadorja e Kim ka shkelur hapur Konventën e Vjenës, dhe ka i ka shërbyer Edi Ramës për të përçare opozitën.
Për herë të parë Flamur Noka zbuloi në Syri Televizion se ka refuzuar kandidimin për deputet me firmën e Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, teksa theksoi se nga ky vendim u dorëhoq vetëm pas këmbënguljes së demokratëve.
Noka akuzoi Enkelejd Alibeajn se po vijon misionin e Bashës për të dëmtuar Partinë Demokratike