Serwer dyshime se BE-ja do ta shpërblejë Kosovën nëse bën marrëveshje me Serbinë

E mërkurë, 06 Prill 2022 16:49

 

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, amerikani Daniel Serwer ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje, por gjithashtu ka nënvizuar se "shpërblimet" e premtuara nga BE-ja mund të mos realizohen.

Ai këtë e ka deklaruar në një shkrim dedikuar zgjedhjeve në Serbi dhe situatës së krijuar tyre në Ballkanin Perëndimor dhe për dinamizimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Serwer është shprehur se Kurti, njëjtë si Vuçiqi kanë mbështetje të fuqishme politike dhe duhet të bëjnë zgjedhjet e tyre karshi dialogut, ndërsa BE-ja po i ndërlikon gjërat.

 

 

Më tutje, ai thotë se ideja që Brukseli do ta shpërblente Kosovën në rast të marrëveshjes me Serbinë është e dyshimtë për arsye se ata nuk e kanë plotësuar premtimin e tyre për heqje të vizave.

 

“Kryeministri i Kosovës, Kurti po ashtu ka mbështetje të fortë politike. Ai po përballet me një skemë të brendshme politike që në përgjithësi kundërshton lëshimet ndaj Beogradit. Ai gjithashtu duhet të zgjedhë nëse do të marrë rrezikun politik të arritjes së një marrëveshjeje që do të sjellë kompromis me armikun. BE-ja, e cila ka qenë jo-zemërgjerë ndaj Kosovës duke i mohuar asaj një program për heqjen e vizave, e ndërlikon llogaritjen e tij. Nëse Brukseli do të shpërblente Kosovën për një marrëveshje me Serbinë është e dyshimtë, jo vetëm sepse vende si Franca, Holanda dhe mbi të gjitha Hungaria janë armiqësore ndaj Prishtinës. Premtimet e bëra mund të mos mbahen, si me heqjen e vizave.”, tha Serwer.

Ai më tutje në opinionin e tij ka shkruar lidhur me atë që pritet t’i ndodh Ballkanit pasi Vuçiq fitoi zgjedhjet në Serbi dhe për zhvillime të mundshme në kuadër të dialogut

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...