Bashkohen demokratët në Selenicë/ Pritet pjesëmarrja e 95% të anëtarëve në zgjedhjet për kryetarin e PD-së

Diel, 10 Prill 2022 12:22

 

Në Bashkinë e Selenicës ka nisur sot procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike për këtë degë.

Në këtë degë votojnë 906 antarë të PD. Në garë janë dy emra, Leonard Rakipi dhe Gazmir Beqaj.
Kryetari në detyrë nuk është futur në garë.

Në këtë degë për këto zgjedhje janë bërë bashkë mbeshtetës të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë është aplikuar edhe sistemi i verifikimeve online.

Intervistat për SYRI-n e kandidatëve Gazmir Beqaj dhe Leonard Rakipaj:

Kandidati Gazmir Beqaj: Kemi qënë dhe jemi shok. Jemi në garë të drejtëpërdrejtë një anëtar një votë. Fitoftë më i miri. Këtë luftë që e kemi bërë të dy bashkë e kemi bërë për bashkimin e demokratëve. Kemi një garë të ndershme. Ne fitues jemi kur jemi bashkë dhe jo kur jemi të ndarë. Ne duam të kënaqen demokratët. Fati i mirë është se në Bashkinë e Selenicës është se 95% e demokratëve janë bashkuar, janë një 5% që me orët në vijim do të bashkohen edhe ata.

Kandidati Leonard Rakipaj: Kemi marrë përsipër të bashkojmë PD-në dhe ta bëjmë edhe njëherë si në ’90-’91. Sot i japim fund një procesi të filluar herët me zgjedhjet e kryetarëve të seksioneve dhe grup seksioneve. Ka një angazhim dhe pjesëmarrje masive. Sot shohim një pjesëmarrje masive të demokratëve të Selenicës

Modifikuar më Diel, 10 Prill 2022 18:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...