Kongresi i lepurit në bark!

Diel, 10 Prill 2022 18:39

 

Nga Sali Berisha - 10/04/2022

Miq, kongresi i djeshëm i PS u parapri nga ngjarje të rëndësishme: legalizimin e drogës dhe tërbimin e Edvinit në studion e Opinion të enjten që kaloi për aferën e djegsave.

Kështu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe përfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjalë të tjera si kongresi i Lepurit në Bark.

Dje kreu i organizatës kriminale, në një fjalim të denjë për dajon e tij Koleka që kërkonte në dhjetor të vitit 1990 të futeshin tanket kundër studentëve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njëlloj si dajua e tij xhelat i shqiptarëve Spiro Koleka, që kërkonte të shtypej me tanke opozita, Rama thërriste i trembur gjer në palce ‘në djall të vejë opozita’ dhe çirrej në kup të qiellit ndihmë ndihmë dhe me klithmat skape, skape ndërsente SPAK-un e Partisë.

 

Kështu, ai me zë dhe figurë i kërkoi dhe i bëri thirrje SPAK-ut: Më shpëtoni nga Sali Berisha.

Në fakt ndjesitë nuk e gënjejnë, ai është i pashpresë!

Opozita e vërtet, më shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje atë në inceneratorin e hedhurinave të historisë.

Por Rama dje, pjesën më kryesore të fjalës së tij koprolalike e çjerrëse ia kushtoi SPAK-ut të partisë. Kështu ai nën moton ‘Skape por mos guxo të më prekësh’ shpalli botërisht SPAK krijesë të dashur të Partisë Socialiste.

Madje megjithëse SPAK sipas tij ishte krijesë e tij dhe partisë së tij të krimit, ai vet ishte i gatshëm të ndihmonte organin e partisë e te kapte për veshi e zverku zyrtarët e tij e ti dërgonte në SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshëm edhe të shkonte vet e të zbulonte aty kuçedrën e korrupsionit duke ju thënë shqiptarëve mos kujtoni se është ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.

Të dashur miq, po ato motive që e detyruan Edvinin të ngrihet ditën e enjte për të ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi në ekran dokumentat përvëluese që faktojnë, certifikojnë Ramën si kreun e organizatës kriminale të djegsave, e shtynë atë t’i kërkonte SPAK-ut të partisë të mos guxonte të kryente aktin e tradhëtisë së lartë të interpretimit të mbështetjes së tij dhe të PS si dobësi dhe të guxonte të merrej me atë dhe bosët e tjerë ministra të organizatës kriminale të incineratorëve sepse do shkrumbohej në flakët e tyre.

Përveç këtyre, pasi Presidenti i Republikës Meta njoftoi krijimin pranë institucionit të Presidencës të Komitetit të Transparencës për aferën e 430 milionë eurove të djegsave, ai doli vet në Konferencë Shtypi në vend të Gjiknurit, për të cilin ishin njoftuar mediat.

I tronditur, i sfazuar dhe në panik të thellë ai përsëriti për SPAK-un e Partisë të gjitha ledhatimet dhe kërcënimet që kishte lëshuar në pak orë më parë në kongresin e partisë.

Si përfundim të dashur miq, Kongresi mbaroi por në të vërtetë kreut të organizatës kriminale të inceneratorëve Edi Ramës i hyri dhe më thelle lepuri në bark! Sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...