Java që sapo kemi hyrë do jetë jehonë e kongresit të hashashit

Hënë, 11 Prill 2022 09:07

 

Nga Ylli Manjani/ - 11/04/2022

Këtë javë, kolektivat punonjëse në administradë e jo vetëm, kanë detyrë të zbërthejnë mësimet që dolën nga fjalimi i udhëheqësit në kongresin e hashashit. Zbërthimi do bëhet në kafene, emaile zyrtare dhe facebook.

Punonjësit e PS do shpërndajnë fjalimin e vizionarit të ndarë në kapituj sipas sektorëve.

Shokët e televizioneve dhe gazetave do të ndihmojnë në përhapjen e fjalës por edhe në mbajtjen gjallë të debateve mbi këto tema, me qëllim që njerëzit presin të lumtur rritjen e çmimit të energjisë dhe, të harrojnë rritjen e çmimeve.

 

Për këtë qëllim sektori i propagandës do të veçojë tema të tilla si “të arrestohet Saliu” apo “të shahet Meta” sepse marrin vemendje të madhe.

Janë porositur shokët në sektorin gjyqsor që të mbajnë situatën të tensionuar duke bërë sikur drejtësia vonon por nuk harron. Këtë javë do nxitet dalja e përgjimeve për bakshishet e policëve të Morinës…

Një vemendje e posaçme i duhet kushtuar edhe kërkesave idiote të AliBashës, sepse PD duhet shkrirë.

Në sektorin privat kolektivat punonjëse të kultivimit të hashashit do të jenë pararoja e diskutimit për zbërthimin e fjalës programatike të udhëheqësit.

Nuk është çudi që të hidhet ideja që këta punonjës të bëjnë edhe një parakalim para kuajve të Kryeministrisë me 1 maj…

Kështu pra, java që sapo kemi hyrë do jetë jehonë e kongresit të hashashit.

Ndërkohë udhëheqësi ka shkuar në Gjermani me duart lart dhe me ballkanin e hapur në ballë. Do ti mësojë internacionalistëve gjermane se Ai dhe shoku Vuçiç po luftojnë dhëmb për dhëmb me Putinin…

Javë të mbarë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...