Pse Brukseli favorizon Macron dhe i druhet fitores së Le Pen në Francë

Hënë, 11 Prill 2022 09:54

 

Zgjedhjet në Francë: Brukseli favorizon Macron në raundin e dytë të votimit, thotë eksperti

Emmanuel Macron është kandidati i pëlqyer nga Brukseli në zgjedhjet presidenciale franceze, sipas një eksperti.

Presidenti aktual Macron kaloi të dielën në raundin e dytë të votimit, ku do t'i bashkohet edhe udhëheqësja e “Natioanl Rally” e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

 

 

Eric Maurice nga fondacioni “Robert Schuman” tha për Euroneës se zgjedhjet franceze po ndiqen me vëmendje nga BE, ku ka një vetëdije të qartë se çfarë është në rrezik për bllokun 27 anëtarësh.

 

“Për BE-në, raundi i dytë do të jetë përfundimisht vazhdimësia me Macron dhe një qëndrim pro-evropian. Pra, mund të imagjinojmë se ai është zgjedhja e preferuar nga pikëpamja e partnerëve evropianë dhe institucioneve evropiane”, tha Maurice.

"Dhe nga ana tjetër, Marine Le Pen, që edhe nëse nuk dëshiron më të heqë qafe euron, me bazën kryesore të programit të saj politik vë në pikëpyetje detyrimet dhe angazhimet e Francës brenda BE-së. Çdo zgjedhje eventuale e Le Pen do të ishte një problem i madh për Brukselin”.

Por cilat janë idetë dhe planet e saj për Francën që mund të shkaktojnë një përplasje të mundshme me Brukselin?

“Ajo premton ulje të TVSH-së që nuk mund të bëhen pa miratimin e BE-së. Çfarë do të bënte ajo në lidhje me programin evropian të rimëkëmbjes së pandemisë të financuar nga BE dhe të cilin Franca duhet ta respektojë për të marrë këtë financim? Çfarë do të bënte ajo për sa i përket reduktimit të borxhit dhe reduktimit të defiçitit?”, tha Maurice për Euronees.

"Dhe më pas ajo premton kontrolle kufitare për mallrat, gjë që është kundër traktateve dhe do të ishte një goditje ekonomike për Francën dhe partnerët e saj. Dhe gjithashtu politika e saj e migracionit do të ishte gjithashtu problematike për pjesën tjetër të BE-së. Pra, këto çështje do të jenë të pashmangshme në tavolinë në dy javët e ardhshme”.

Gjatë pjesës së parë të fushatës elektorale, Evropa nuk ishte një temë kryesore, por me afrimin e raundit të dytë, tani ka të ngjarë të jetë në fokus

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...