Raporti i DASH për Shqipërinë, Berisha: Radiografi e plotë e regjimit të Edi Ramës

E Enjte, 14 Prill 2022 08:35

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD raportin e DASH për Shqipërinë, ku theksohej se korrupsioni është i shtrirë në çdo qelizë të qeverisjes.

Berisha theksoi raporti i DASH është një radiografi e plotë e regjimit të Edi Ramës. Ndër të tjera ish-kryeministri Berisha u shpreh se raporti i DASH pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor.

Pyetje: Si e gjykoni raportin e DASH, mjaft kritik për Shqipërinë?

 

Sali Berisha: Unë vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive problemet madhore të këtij vendi.

 

Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie në rrafshin e të drejtave të njeriut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. Unë e gjej atë një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes në këtë vend.

Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve. E keni parasysh që është një çështje e cila mbart veprimtarinë e një organizate kriminale. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor.

Pra, nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. E vërteta është se me 100 e ca mijë dosje, të paktën 30-40 mijë qytetarë shqiptarë mund të mos marrin kurrë vendimin nga drejtësia shqiptare dhe dhjetëra e mijëra të tjerë e marrin atë në një kohë kur nuk shërben më.

Plus miliarda, 5-6 miliardë euro për çështjet civile që vendi dhe shoqëria shqiptare humbet. Probleme këto të ngritura, në mënyrën më të fuqishme, që nga viti 2016 e deri sot.

Kur ne kundërshtonim Vettingun nga lart poshtë, ne kundërshtonim sepse ai asgjësoi për 4 vite shtetin ligjor. Nuk ka shtet ligjor pa institucione kryesore të drejtësisë. E kundërshtuam sepse me vakumin do të krijonte këtë katastrofë dosjesh që ka krijuar dhe që faktikisht Shqipëria, shumë shpejt, do të bëhet një problem madhor për Strasburgun, pasi qytetarët shqiptarë do t'i drejtohen kësaj gjykate për shkak të mungesës së qartë të procesit të duhur ligjor në vendin e tyre.

Ishte një raport të cilin e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë, sepse renditeshin të gjitha çështjet, një radiografi e plotë e regjimit të sotëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...