Zbardhet dëshmia e sotme Bllakos në SPAK: Unë vetëm përcolla shkresën tek Rama

E Enjte, 14 Prill 2022 17:44

 

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka dhënë dëshminë e tij sot në SPAK.

I pyetur nga prokurorët në lidhje me akuzat, ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës.

Bllako është shprehur se ai vetëm ka përcjellë shkresën për tek Këshillimi i Ministrave për miratim.

 

 

Për më shumë se dy orë ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka dhënë në SPAK, versionin e tij të fakteve dhe rolin në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.

 

Ish-sekretari I Ministrisë së Mjedfisit ka deklaruar para prokurorit të çështjes se nuk janë të vërteta akuzat e ngritura ndaj tij, për këtë aferë. Për çështjen e shpronësimit të tokës në vendin ku do të ndërtohej inceneratori, Bllako i tha SPAK se nuk ka patur funksion vendimmarrje.

Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm në këtë dikaster.

‘Unë kam patur për detyre vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim’, është shprehur ish-deputeti.

Bllako i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit edhe për emërimin e babait të tij në mënyrë fiktive në inceneratorin e Tiranës.

‘Kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Im atë e ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit’, ka thënë Alqi Bllako për prokurorët e SPAK.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...