Gazetari: Policët në veri të Kosovës sulmohen me snajper, kallashnikov e bomba! Ja çfarë i pengon hetimet

Premte, 15 Prill 2022 19:10

 

Gazetari Kreshnik Gashi ka komentuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Gashi tha se atje është një zonë kriminale që kontrollohet nga bandat kriminale dhe këto sulme vështirë të zbulohen.

Gazetari theksoi se ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës nëse sulmi është kryer brenda Kosovës apo nga ana tjetër e kufirit me Serbinë. Për gazetarin Kreshnik Gashi ka një element që pengon hetimet për rastin në fjalë.


"Policia dhe Ministria e Brendshme nuk e ka saktësuar ende nëse ka ardhur sulmi nga brenda Kosovës apo nga ana tjetër e Kufirit me Serbinë. S'besoj se do të ketë rezultate të shpejta për të zbuluar kush e ka kryer sulmin.”-tha Gashi.

Ndër të tjera gazetari Kreshnik Gashi tha se Zubin Potoku në Mitrovicë është një prej zonave më të nxehta në veri të Kosovës, zonë ku pak vite më parë u vra polici Enver Zyberi dhe po ashtu u plagos një polic tjetër.

“Zonë e prirur për t’u sulmuar policia me armë dhe mjete të tjera. Këto sulme vijnë në një kohë kur policia po tenton të shtojë prezencën në atë zonë dhe të ndalojë grupet kriminale që bëjnë kontrabandë aty. Kontrollojnë dhe komunitetin në atë zonë këto grupe kriminale.”-tha Gashi.

Sipas gazetarit policia në veri të Kosovës zakonisht sulmohet me armë të rënda si sniper, kallashnikov, bomba.

“Janë të rrezikshme për policinë pasi jo të gjitha janë të blinduara. Disa policë nuk kanë antiplumb, kanë jelekë vetëm për armë si pistoleta. Zubin Potoku s’ka shtrirje të madhe të inteligjencës së Kosovës.”-tregoi Gashi.

I pyetur për KFOR-in që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar policinë e Kosovës në rast nevoje, Gashi theksoi se ata garantojnë sigurinë e territorit të Kosovës dhe mund të ofrojë asistencë nga ajri.

“Ka një element që pengon hetimin e rastit. Institucionet e Kosovës nuk komunikojnë me institucionet serbe dhe kjo është problematike pasi policët e Kosovës nuk mund të dalin në pjesën e Serbisë për të mbledhur prova e të gjejnë sulmuesin si dhe nuk mund të bashkëpunojnë me policinë e serbisë për grupet kriminale. Besoj do ketë rezultat nga bashkëpunimi me KFOR-in.”-tha Gashi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...