Berisha: 'Bitcoin' dhe serat e kanabisit po gllabërojnë energjinë, lidhen direkt me qeverinë

E mërkurë, 20 Prill 2022 14:32

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertët për krizën energjetike, se dy faktorë po gllabërojnë energjinë në mënyrë të paligjshme: minierat e monedhave virtuale dhe serat e kanabisit.

Berisha tha se të dyja kanë lidhje direkte me qeverinë.

“Dy faktorë që po gllabërojnë sasi kolosale energjetike lidhen direkt me këtë qeveri, me eksponentët e saj.

Këta dy faktorë janë, impiantet e bitcoin të vendosura pranë hidrocentraleve, gllabërues të papërmbajtur, kuçedra të vërteta të energjisë elektrike. U zbuluan dy në Shijak, ato janë miniaturë me ato që ndodhen pranë hidrocentraleve. Ata janë të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk merr përsipër të shndërrojë Shqipërinë në minierë të bitcoin përveç qeverisë.

E dyta, serat e kanabisit, që janë të kontrolluara të gjitha nga qeveria dhe policia. Harroje se ngre kush serë kanabisi pas garanci të qeverisë.

Pra janë këta dy faktorë që grabisin energjinë pa fatura dhe që faturën e tyre e paguajnë më të varfrit e Shqipërisë. Faturën e tyre e paguajnë konsumatorët, pensionistët, ata që nuk kanë.

Nuk jam kundër bitcoin, por duhet të jetë gjithçka legale. Do të prodhosh bitcoin, shko dhe regjistrohu. Të gjitha fijet e bitcoin të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse pyet ata që merren me këtë, ata të tregojnë me gisht nivelin më të lartë të qeverisë,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...