'Presidenti i ri të mos i ngjajë Metës'/ Kryemadhi-Ramës: Meta e lë pa gjumë natën

E mërkurë, 20 Prill 2022 23:45

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i ngjajë Ilir Metës.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi theksoi se Presidenti aktual nuk ka kompetenca dhe se ka rolin e noterit të vendimeve të parlamentit.

Sipas saj, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por duhet të ketë më shumë kompetenca.

“Normal që mos t’i ngjajë Ilri Metës se ai e lë pa gjumë natën. Nuk mendoj se qetësia e një politikani është të qenit tre herë kryeministër, mund të jesh kryeministër por mund të jesh njeriu më i urryer, pavarësisht se urrejtjen e blen me para.

Mund të jesh kryeministër por mund të jesh i pa dëshiruar. Presidenti është pa kompetenca, tashmë ai do të jetë një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament.

Do ketë një rol horonifik. Në fakt po të shikosh të gjithë, thonë se presidenti të jetë i zgjedhur nga populli, por me kompetenca të tjera”,-tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...