'Presidenti i ri'/ Berisha-Alibeajt: Je i zgjedhuri i Ballës, nuk ke mandat

E Enjte, 21 Prill 2022 11:11

 

Grupi parlamentar i PD është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për çështjen e presidentit të ri.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme por u shty për shkak të vdekjes së babait të deputetit Luçiano Boçi.

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që të bëhet kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, që të cilësohen si deputetë të grupit parlamentar të PD

Kurse lideri historik demokrat, Sali Berisha, i tha Enkelejd Alibeajt se nuk ka mandat dhe se e mbajnë peng.

 

DEBATI

Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Vokshit: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.

Berisha-Alibeajt: Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Alibeaj: S’jam peng i askujt.

Flamur Noka: Mos i ndërprit fjalën.

Në fund të mbledhjes pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...