Zgjedhja e presidentit- procesi fasadë i Ramës!

E Enjte, 21 Prill 2022 20:48

 

Nga Bujar Leskaj - 21/04/2022

Gjatë viteve të qeverisjes së sektit të tij, Rama përpiqet të imponojë një shoqëri, e cila nuk arrin të dallojë normalen nga jonormalja, realen nga imagjinarja, të vërteten nga gënjeshtra, të ligjshmen nga e paligjshmja.

Kryeministri, njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, ministri, kryetari i gjyqësorit, kryetari i enteve, përzgjedhësi i "investitorëve strategjikë", lideri, i cili "mposhti tërmetin dhe pandeminë", lideri global me poture e atlete, sot përsëri tallet me shqiptarët, duke ndërtuar një realitet të gënjeshtërt e demagogjik.

Edhe me farsën për zgjedhjen e presidentit, për të cilin "pyet" deputetët me zarfe të mbyllura dhe e-maile, në një kohë që gjithkush e di që president do emërojë atë që ai do vetë.

 

Rama nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë të zgjedhë presidentin!

Sepse numrat e tij në parlament nuk janë reale, janë rezultat i ndryshimit të kodit zgjedhor, i shkeljes së marrëveshjes së 5 majit.

Ky parlament është produkt i grabitjes së zgjedhjeve të 25 prillit nëpërmjet blerjes së votës, shantazhimeve të qytetarëve, sistemit të patronazhistëve, prokurimeve të ndryshme publike në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve!

Kjo mazhorancë e dalë si rezultat i grabitjes dhe tjetërsimit të vullnetit të lirë të shqiptarëve nuk ka të drejtën ligjore, kushtetuese e morale dhe as tagrin të zgjedhë presidentin e ri!

Ndaj edhe opozita nuk duhet të bjerë pre e lojërave dhe makinacioneve të Ramës dhe sektit të tij dhe as duhet të hyjë në negociata e të legjitimojë me pjesëmarrjen e saj një proces të tillë qesharak dhe të rrezikshëm edhe të uzurpimit të institucionit të presidencës, proces, i cili në thelb, legjitimon blerjen dhe grabitjen e votës së shqiptarëve!

Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe të tre grupet parlamentare të kundërshtojnë këtë proces, duke kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021, sipas raporteve të OSBE/ODHIR dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...