Berisha i përgjigjet Yuri Kimit: Loja me opozitën kukull ka marrë fund

E Enjte, 21 Prill 2022 21:26

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur reagimit të ambasadores Yuri Kim, në lidhje me atë që ndodhi në sallën e parlamentit.

Duke folur në ‘Të Paekspozuarit’ në McnTv, Berisha deklaroi se reagimi i saj ishte një pozicion qesharak.

‘Ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull’, tha Sali Berisha.

‘Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza.

 

Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që siç e shifni ishte bërë meit kur fliste. Kush e di sa mesazhe kam marrë. Ka krijuar kompleksin.

Ka mundësi të u jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë’, theksoi Sali Berisha.

‘Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, nëqoftëse deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala 2 minuta.

Çfarë mekanizmi kanë krijuar? Të turpshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thoti Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit.

Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën. E nxorën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë.

Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën. Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë.

Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të behsh vegël për ti mohuar të drejtën e fjalës një deputeti’, tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...