Deliri i Ramës pa kufij: Një Shqiponjë në mes të detit, si Palma e Dubait

Diel, 24 Prill 2022 16:18

 

Pas Vlorës kryeministri kërkoi që Lungomare të ndërtohet edhe në Durrës. Të paktën ky është projekti që iu prezantua sot dhe ku ishte dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako

‘Të mos thonë më durrsakët se ngelen prapa Vlorës’ tha Rama me batutë

 

Projekti zhvillimor shtrihet në një gjatësi prej 3 kilometrash dhe fillon nga Ura e Dajlanit, duke përfunduar tek zona e njohur si Kavalishenca.

‘Ky projekt do i bashkangjitet edhe portit turistik që është ende në fazën e negocimit me kompaninë e Emirateve për tu konkluduar dhe besojmë që së shpejti do të jetë në ndërtim’ tha Rama.

 

Shëtitorja do të përbëhet nga linja kalimi këmbësor, vrapimi dhe pista për biçikleta. Midis shëtitores dhe zonës se plazhit, parashikohet krijimi i stacioneve me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.

Gjithashtu parashikohet dhe krijimi i nyjeve kryesore ku do ofrohen shërbime gastronomie dhe nyje për funksione rekreative. Përgjatë shëtitores do ketë dhe kënde lojërash fëmijë, si dhe dhoma zhveshje e dushe dhe ndërrimit.

Parashikohet dhe zgjerim të brezit të rërës. ‘Zgjerohet deri në 35 metra’ thotë inxhinieri.

‘Projekti duhet të mbarojë dhe me mbarimin e këtij sezoni të nisë puna në vjeshtë. Benda këtij mandati duhet ta përfundojmë’ tha Rama.

Por nuk mjafton me kaq. Në të ardhmen Rama do të krijojë një strukturë të ngjashme me palmën në Dubai, vetëm se në Shqipëri do të jetë Shqiponja.

‘Mendoj se duhet të përgatisim një kolpo ekstra, një ndërhyrje ne det siç është Palma. Ta bëjmë një ndërhyrje në det, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh. si zonë turistike. Aty bashkia mund të nxjerrë përfitime. Ky është një fazë tjetër por një shqiponjë do ta bëjmë në det’

Por sa do të jenë të realizueshme, dhe nëse këto do kthehen në projekte konkrete mbetet për tu parë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...