Skandali i 'ligjit me porosi': ‘Butrinti’ si inceneratorët

Premte, 29 Prill 2022 11:53

 

Koncesioni për menaxhimin e Butrintit duket se po jepet me të njëjtën skemë të përdorur me atë të inceneratorëve. Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ishte kontraktuar nga Ministria e Kulturës për të hartuar ligjin për dhënien me koncesion, dhe pas kalimit të ligjit në Kuvend, ishte pikërisht ky fond që përfitoi ehe kontratën për menaxhimin e Butrintit

Marrëveshja që po diskutohet së fundmi në Parlament për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga një fondacion privat risjell në vëmendje disa elementë që u përdorën në procedurat e inceneratorëve.

Hetimi i SPAK-ut për impiantet e mbetjeve dëshmoi se e gjithë skema ishte një kostum i prerë posaçërisht për klanin e inceneratorëve.
Diçka e ngjashme duket se ka ndodhur edhe me Butrintin.

Në korrik 2016, ministrja e Kulturës e asaj kohe, Mirela Kumbaro, nënshkroi marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për asistencë për ligjin e ri mbi trashëgiminë kulturore.

Ligji miratohet në maj 2018 dhe parashikonte mundësinë e menaxhimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga organizata joqeveritare dhe fondacione private.

Vetëm 4 muaj më pas, në tetor 2018, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kontrakton një kompani britanike për hartimin e Planit të Menaxhimit të Butrintit.

Kontribut në hartimin e planit ka dhënë arkeologu Riçard Hoxhs, një ish-këshilltar i Edi Ramës kur ka qenë ministër Kulture, i cili nuk i kursen lavdërimet publike për kryeministrin shqiptar.

Në tetor të vitit 2021, Ministria e Kulturës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruajnë marrëveshje për ngritjen e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Fondacioni do të drejtohet nga një bord me 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, dy nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ndërsa anëtari i pestë do të jetë Riçard Hoxhs, i cili, sipas ministres Elva Margariti, do të shërbejë si garanci dhe paanshmëri.

Fondacioni privat do të menaxhojë Butrintit për 10 vjet. Fondacioni do të shpenzojë rreth 5 milionë dollarë për infrastrukturë, por pritet të përfitojë shumëfish nga shitja e biletave.

Kronologjia e zhvillimeve tregon se janë të njëjtët emra të përfshirë në këtë histori, duke krijuar përshtypjen se ligji për trashëgiminë kulturore është një lloj kostumi i prerë për persona të caktuar.

Organizata “Transparency International”, në një raport të publikuar vitin e kaluar me titull “Zbërthimi i kapjes së Shtetit në Shqipëri” fliste për “ligje me porosi” të hartuar nga maxhoranca parlamentare.

Ligji për Trashëgiminë Kulturore duket se përfshihet në “ligjet me porosi”. Megjithatë, kryeministri Rama deklaroi të enjten në Parlament se marrëveshja për Butrintin do të miratohet, pasi ai i di mirë këto gjëra

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...