Imami: Rroftë PD, për herë të parë anëtari i partisë është themeli i saj

Saturday, 30 Prill 2022 12:39

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e nisi fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar me thirrjen: Rroftë PD!

Ai vlerësoi proceset e fundit në parti, duke thënë se ato kanë vendosur votën dhe anëtarin në bazën e partisë. Imami tha se fjalimi i tij do të bazohet vetëm te e ardhmja. Imami tha se kriza në PD ishte krizë përfaqësimi.
“Anëtari i partisë është themeli i partisë. Për herë të parë u thirr një Kuvend nga anëtarët e Kuvendit. Referendumi i dhjetorit ishte një ngjarje historike për politikën shqiptare, ku anëtarësia mori vendime”.

 

 

“Ish-kryetari bëri spastrimin e partisë nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara dhe të falsifikuara për kryetarin e PD në 2017-ën dhe 2021-shin, pas shkeljeve të vazhdueshme statutore, ishin një turp. E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit. Anëtarët dolën masivisht në votime pasi menduan se vota e tyre ka rëndësi. Me garë të lirë mund të fitojmë partinë tonë. kjo duhet të jetë rruga jonë për ringritjen e PD-së.

 

Por nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve. Ka njerëz me kontribute dhe partia duhet të jetë e hapur për ata. Natyrisht sa më të rinj, aq më mirë. Të mos mbetemi me formulime të rinj dhe të vjetër, se ato janë parulla të OJQ-ve.

Krahas kësaj hapje të vazhdueshme, mendoj se është vendimtare mbajtja dhe ruajtja e palcës së partisë, e historisë dhe traditës së saj më të mirë. Partia nuk ka nevojë të rishpiket. Nuk jemi për konservatorizëm që nuk pranon asnjë ndryshim, por jemi për një konservatorizëm modern. Po ndryshimit, por jo çdo ndryshimi. Me gjithë respektin për çdo gjë, babai dhe nëna nuk ndryshojnë, burri dhe gruaja nuk ndryshojnë,” tha Imami.

Sipas tij, askush nuk e ka ndryshuar vendin më shumë se qeverisja e PD. Kjo parti ka kontribute historike, tha ai.

Imami vazhdoi duke e akuzuar Lulzim Bashën se krijoi një opozitë fasadë.

“Duhet t’i japim Shqipërisë një opozitë të vërtetë dhe nesër një qeverisje më të mirë, ashtu siç e meriton”, tha Imami

Modifikuar më Saturday, 30 Prill 2022 20:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...