‘Alibeaj i shkarkuar nga çdo funksion’/ Berisha: U munduan ta ndalojnë por treni ecën drejt fitores

Saturday, 30 Prill 2022 20:29

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë tjetër shkarkimin e Enkeld Alibeajt nga funksioni i Kryetarit të Grupit Parlamentar, duke theksuar se treni tashmë nuk ndalon dhe pas përpjekjeve të ndryshme për ta ndaluar.

Berisha e quajti nul emërimin e Alibeajt nga Bardhi dhe se procedurat ligjore do të ndiqen nga grupi i ekspertëve që do të përcaktojnë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar i cili duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë.

Prononcimi për mediat

Pyetje: Kur do ta prezantoni platformën për drejtimin e PD?

 

Berisha: Platformën, dua të jem i hapur, sapo ta kem gati!

Pyetje: Z. Berisha, Lulzim Basha u bë pjesë e Kuvendit gjatë gjithë ditës së sotme, e nisët me një dokumentar... A do të thotë kjo se nuk ka një amnisti të Sali Berishës në drejtim të Lulzim Bashës?

Berisha: Ka një amnisti, pa asnjë diskutim. Nuk ka një përjashtim, por realitetet janë realitete. Ky tren nuk ndalon, u provua tashmë. U bënë përpjekje nga më të ndryshmet që ta ndalojnë, por treni ecën drejt fitores.

Pyetje: Kush do ta drejtojë Grupin Parlamentar të PD, zoti Berisha?

Berisha: Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në atë detyrë është nul. Procedurat ligjore do të ndiqen nga grupi i ekspertëve që do të përcaktojnë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar i cili duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë.

Pyetje: Nëse zoti Alibeaj thërret mbledhjen e deputetëve, do të merrni pjesë?

Berisha: Këto ditë kam përparësi disa mbledhje të tjera, por ai sot është i shkarkuar nga çdo funksion dhe natyrisht do të ndiqen procedurat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...