Meta: Të rritet paga minimale, të garantohen të drejtat që sigurojnë mirëqënie

Diel, 01 May 2022 14:15

 

Presidenti Ilir Meta është përpjekur të tërheqë vëmendjen e qeverisë sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majit, duke kërkuar që kjo ditë të shërbejë si moment reflektimi, që punës jo të mirëpaguar e pa kontratë t’i jepet fund. Kreu i shtetit ka theksuar se në veçanti shtrohet nevoja për rritjen e pagës minimale dhe garantimin e çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri, - shkroi Meta në Fb. - Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kjo situatë duhet të marrë fund!


Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale. Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!” nënvizoi në përfundim kreu i shtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...