Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Çdo kandidat mund të shohë votat! Një mesazh për ata që nuk fituan!

Hënë, 02 May 2022 10:34

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka bërë një mesazh falenderimi për delegatët që morën pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore si dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, nga një listë prej 430 kandidatësh.

Berisha vlerëson procesin ku çdo votë u numërua në transparencë të plotë dhe përpara kamerave.

 

Për të shuar çdo dyshim ndaj procesit, Berisha thotë se kandidatëve mund t'u vihet në dispozicion regjistrimi dixhital i numërimit të votave.

 

Gjithashtu, lideri historik demokrat ka një mesazh edhe për ata që nuk arritën të zgjidheshin në Këshillin Kombëtar, duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në vlerësimin dhe kontributin e tyre në interes të PD.

Deklarata e plotë

Mesazh falenderimi!
Te dashur miq, dhe ne Kuvendin e Partise Demokratike delegatet e kuvendit votuan per te zgjedhur 150 anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike nga nje liste prej 430 kandidatesh.
Si asnjehere keto 8 vitet e fundit çdo vote u numerua para kamerave dhe ky numerim eshte i regjistruar ne flete votimi por edhe ne dixhital dhe mund ti vihet ne dispozicion cilitdo qe deshiron.
Me kete rast dua te shpreh respektin dhe mirenjohjen time te thelle dhe te falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese ne gare dhe te siguroj te gjithe ata demokrate qe nuk moren votat e mjaftueshme qe kerkon anetaresia ne KK, se kjo nuk ka dhe nuk do te kete asnje ndikim ne vleresimin tim te palekundur ne kontributin e tyre dhe vazhdimin e bashkepunimit tone te frutshem ne interesin me te mire te PD dhe qytetareve shqiptar. sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...