Kuvendi i 30 prillit/ Berisha: Do ta bëjmë Ramën të njohë PD-në e vërtetë

Tuesday, 03 May 2022 21:28

 

Ish-kryeminisri Sali Berisha ka folur sot në lidhje me listën e re të Këshillit Kombëtar të dalë nga Kuvendi i 30 prillit, ku theksoi se demokratët do ta bëjnë Ramën që të njohë PD-në e vërtetë.

Duke bërë një krahasim mes dy kuvendeve, atë të socialistëve dhe të demokratëve, Berisha tha se kuvendi i PS-së ngjante me kuvendin e Cosa Nostra-s, por në kuvendin e PD-së flitej për liri dhe votë të lirë.

 

Berisha: Do ta bëjmë Edi Ramën të na njohë dhe të na njohë mirë. Këtu do të jemi! Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende. Ndoqi dhe pa Kuvendin e partisë qeverisë. E kam denoncuar këtu para jush dhe përsëri e denoncoj, po ta krahasosh me Kuvendin e 30 prillit, ngjante si një Kuvend i Cosa Nostra-s, në të cilin ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat, apo dëgjuat si program, si pikë kryesore të programit, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsionin dhe krimin, jo rrogat e ulëta dhe krizën që po përpin shqiptarët, por drogën dhe vetëm drogën, si kurorë e narkoshtetit.

T’ia kishte shkruar presidenti i Cosa Nostra atë fjalim, nuk mund ta shkruante ndryshe. Përveç kësaj, çështja e dytë madhore e Kuvendit të partisë siçiliste, ishin hanxharët, shpalli SPAK-un si hanxhar të partisë.

 

Ju jeni të rinj, por ju garantoj se një trajtim të tillë të Prokurorisë publikisht nuk ia bënte as kryexhelati i shqiptarëve në histori, babai shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha.

Kurse, në Kuvendin e demokratëve, ju patët rastin të dëgjonit të flitet për lirinë, për votën e lirë, patët rastin të njihnit shtyllat kryesore të programit të kësaj partie, për t’i dhënë fund narkoshtetit në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...