Pas Tahirit, një tjetër ministër shqiptar i lidhur me mafien

E Enjte, 05 May 2022 12:58

 

Një ministër i qeverisë shqiptare është korruptuar dhe rezulton i lidhur me mafien italiane Ndragheta. I penduari i drejtësisë italiane që zbardhi trafikun e drogës dhe armëve të Ndragheta-s ka deklaruar se bosi i mafies, Valerio Navarra, kishte lidhje të forta dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të kryer trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas të penduarit, këtë e kishte mësuar nga dy shtetas shqiptar tashmë të arrestuar dhe ministri që mbështeste trafikun e drogës ishte ose ministri i Brendshëm ose ai i Drejtësisë

Pas ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duket se një tjetër personazh i njohur i qeverisë shqiptare ka dalë në përgjimet e Antimafias Italiane. Në dosjen e Prokurorisë Italiane për hetimet mbi organizatën mafioze Ndragheta është zbuluar një tjetër emër ministri shqiptar, i cili është përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Antonio Guastalegname. Hetimet janë fokusuar mbi rolin e bosit të Ndragheta-s Valerio Navarra, i cili sipas të penduarit kishte lidhje të ngushta me personazhe të botës së krimit në Shqipëri dhe me një ministër, që sipas të penduarit ishte ose Ministri i Brendshëm ose ai i Drejtësisë.

 

“Valerio Navarra kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.

 

Këto lidhje, i penduari i drejtësisë i kishte mësuar nga dy shtetas shqiptar, të cilët rezultojnë të arrestuar në vitin 2019 pikërisht për trafikun e drogës dhe armëve me mafien Ndragheta. Të arrestuarit janë shtetasit Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, të cilët sipas hetimeve rezultojnë se kanë kryer disa takime, e trafikantët shqiptarë i kanë premtuar Navarrës furnizime me sasi të mëdha për shkak të lehtësisë që u krijoheshin nga autoritetet shqiptare.

“Më propozoi që t'i shisja drogat e tyre direkt, pa ndërmjetës dhe për të më joshur Eduardi theksoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e barit duke u mbështetur në mbështetjen e qeverisë shqiptare. Ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërm i ministrit të qeverisë shqiptare, të cilët siguruan mbulim në këto tregti”.

Në hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Firencës ka rezultuar se ka disa shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në vitin 2019, policia italiane raportoi se u arrestuan 7 shqiptarë dhe 2 shtetas italianë, mes tyre edhe i cilësuari si bosi i drogës, Valerio Navarra. Bashkëpunëtori i tij më i afërt ishte shtetasi shqiptar Robert Lazaj, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë dhe ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence.

Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogramë marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulzim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria. Në atë kohë, u arrestuan Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, tjetër importues marijuane me lidhje direkt me prodhuesit në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 60 kg drogë, me vlerë tregu 700 mijë euro

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...