I pari lider nga Ballkani Perëndimor në Ukrainë, Talat Xhaferi tregon takimin me Zelenskyn

Premte, 06 May 2022 10:54

 

Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi ka ndarë përvojën e tij në Kiev dhe takimin me presidentin Zelensky.

Xhaferi tha gjatë intervistës në Opinion, se ai ishte i pari nga Ballkani Perëndimor që viziton Kievin në situatën e luftës.

Pjesë nga intervista

 

Fevziu: Ju ftuan apo deshët vetë të shkonit në Kiev?

 

Xhaferi: Edhe desha edhe na ftuan. Nisja është e bazuar në ftesen e Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës dhe Kryetari i parlamenteve të Europës.

Fevziu: Si udhëtuat?

Xhaferi: Me të marrë ftesën kam komunikuar me Ambasadën e Ukrainës dhe kam shprehur vendimin që ti përgjigjem ftesës. Jam, jo vetëm shqiptari, por i pari edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fevziu: Ke dalë para Ramës …

Xhaferi: Rama është Kryeministër. Është komunikuar me parlamentin e Ukrainës. Janë dhënë udhëzimet. Është vendosur qe udhëtimi të bëhej Vjenë - Varshavë. Nga aty me makine në kufi dhe më pas me linje speciale hekurudhore.

Fevziu: Si është situata?

Xhaferi: Pjesa perëndimore nuk është e përfshirë në luftime. Normal qe nuk duken dëmtimet, pasi ka ne disa vende te caktuara, por jo masive.

Itinerari ishte per të vizituar Buchan. Nuk vizituam varret.

Fevziu: Takimi me Zelenskyn ishte i konfirmuar?

Xhaferi: Nuk ishte konfirmuar për arsye te tjera konfidenciale. Takimi i parë ishte me përfqësues të parlamentit. Vëzhgimi i përbashkët i zonës së Buchas dhe shkatërrimet. Prej aty jemi kthyer ne Kiev.

Fevziu: Zelensky, si dukej emocionalisht?

Xhaferi: Ke te besh me nje person shume stabel emocionalisht, i vendosur dhe i qetë në vendimarrje. Nuk rrezaton asnjë lloj shqetësimi. I plotësonte të gjitha, të jetë udhëheqësi që është./Opinion.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...