Presidenti i Republikes dekoron deputetin e Parlamentit Rumun Bogdan-Alin Stoica

Premte, 06 May 2022 14:12

🇦🇱🤝🏻🇷🇴 Me mirënjohje për mbështetjen e palodhur dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave më të mira të kulturës, historisë dhe traditave të shqiptarëve në Rumani, si dhe për ndihmesën e vyer në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar çmova sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, deputetin e Parlamentit të Rumanisë, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Bogdan-Alin Stoica.
Shumë aktiv edhe në promovimin e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë midis popullit rumun dhe atij shqiptar, e pakursyer ka qenë mbështetja e dhënë prej tij edhe nëpërmjet Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), objektivi i së cilës është përfaqësimi i interesave të pakicës shqiptare.
Rumania ka qenë një vatër e ngrohtë dhe shumë e rëndësishme politike e kulturore për patriotët dhe rilindasit kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë.
Mbështetur mbi veprimtarinë frymëzuese të personaliteteve si Bogdan-Alin Stoica dhe mbi këto themele të forta të miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë, të inkurajojmë më tej thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Rumanisë, që kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen.

Modifikuar më Premte, 06 May 2022 14:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “PĂ«rshkallĂ«zohet drama nĂ« portin e DurrĂ«sit. Detaje tĂ« reja mbi kompaninĂ« fiktive kroate dhe lidhje tĂ« mundshme kriminale”. Me kĂ«tĂ« titull e pĂ«rditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vĂ«mendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e ShpresĂ«s, nĂ« tubimin qytetar, anĂ«tarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininĂ«, ka filluar tĂ« godasĂ« ata qĂ« kanĂ« ngelur, pensionistĂ«t. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  ShqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« BritaninĂ« e Madhe i janĂ« pĂ«rgjigjur masivisht ftesĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nga kryetari i PD-sĂ«, Sali Berisha pĂ«r njĂ« takim nĂ« LondĂ«r.  Drejtori i komunikimit nĂ« PD, Alfred...