Manipulimi me videon e numërimit/ Vokshi sqaron: Abuzim dashakeq

Saturday, 07 May 2022 10:19

 

Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë në selinë e PD.

Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.

Ajo sqaroi edhe një video që qarkulloi një ditë më parë në mediat pranë qeverisë, ku në mënyrë të qëllimshme abuzohej me faktin se po flitej për fletët e prodhuara, jo për fletët e numëruara.

“Ka qenë i qëllimshëm dhe dashakeqëse një video dhe unë gjej rastin ta shpjegoj në respekt të publikut shqiptar që na ka ndjekur.

 

Diskutimi për të cilin bëhet fjalë në videon e shpërndarë mbrëmë është rreth fletëve të votimit që janë prodhuar dhe vënë në dispozicion të dy tavolinave të votimit dhe numërimit.

Është një numër total që në fakt nuk ka rëndësi. Në procesverbal nuk ka as numër për këtë, pasi është i parëndësishëm. Komisionerët nuk ishin në dijeni për numrin total të fletëve të prodhuara. Kjo nuk e bën pis një proces që ka qenë transparent në sytë e të gjithëve. Askush nuk e cenon votën e demokratëve dhe integritetin e këtyre votimeve.

PD është e vendosur për transparencë të plotë për ju, pavarësisht pengesave që mund të hasen,” tha Vokshi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...