PD, Floriana Garo: Marrëveshja Rama-Basha, gjethe fiku për farsën e zgjedhjes së Presidentit

Hënë, 09 May 2022 12:56

 

Partia Demokratike deklaroi sot se 'marrëveshja Rama - Basha po shërben si gjethe fiku për farsën e zgjedhjes së Presidentit'.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo tha se 'Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri'

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLORIANA GARO

Dje, deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD , mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson De Fakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.

Kështu, Edi Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama – Basha - Alibeaj është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare.

Ky Dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytezimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Bashaalibeit dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës.

Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet.

Me këtë propozim, Basha-Alibeaj duan të na bindin se me kritere, ata po përjashtojnë kandidatura që kanë lidhje me Edi Ramën paçka se ky i fundit, ka jo 5 por 9 vite në pushtet dhe siç dihet, kontrollon të gjitha OJQ-të përfshirë këtu edhe atë të Alibeajt.

Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj si një akt kundër pluralizmit politik në Shqipëri, një lojë e neveritshme me demokratet dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën.

Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...