Lobimi rus/ Si u mbyll dosja hetimore ndaj Lulzim Bashës

Tuesday, 10 May 2022 15:28

 

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka zbuluar detaje se si u mbyll dosja hetimore e lobimit rus, ku i pandehur ishte Lulzim Basha.

Historia e lobimit rus, nis me 14 nëntor 2017, ku ‘Stonington Strategies’ raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike e Shqipërisë me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ‘Biniatta Trade LP’ në vlerën e 150 mijë USD.

Financimi fillonte nga disa kompani në Edinburgh dhe më pas përfundonte tek lobimi i Nick Muzin, i cili në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, deklaroi dy herë shumat e marra nga Lulzim Basha për lobim në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në zyrën e presidentit Donald Trump. Por, mesa duket gjithçka ka qenë ilegale. Ka qenë një efinancim i fshehur, me para burimi i të cilave nuk dihet.

Çfarë ndodhi me dëshminë e Nik Muzin?

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Imeraj ka treguar se çfarë ndodhi me dëshminë e Nik Muzin dhe ku u bllokua çështja.

‘Kur kam mbërritur unë ( në drejtimin e Prokurorisë), hetimi kishte nisur. Është intensifikuar me tre prokurorë. Prokurorët janë të pavarur. Unë kam mbajtur qëndrimin tim, që nuk ka rëndësi se si është rezultati, sepse drejtuesi i prokurorisë nuk mund të ndërhyjë, por kam dalë me udhëzimin përkatës, duke bërë të ditur që hetimit t’i shkohet deri në fund’, është shprehur Imeraj.

Ndër të tjera ish drejtuesja e organit të akuzës në kryeqytet ka zbardhur hapat që janë ndjekur nga prokuroria në këtë hetim.

Sipas saj Nik Muzin, ka vendosur kushte, për të dëshmuar në Shqipëri.

‘Kemi dy momente të cilat do t’i sqaroj. Çështja është e mbyllur tani, ka mbaruar.

Prokuroria u është drejtuar organeve në SHBA për ndihmë juridike.

Është kërkuar informacion dhe marrja e dëshmisë së Muzin.

Në kthim-përgjigje kanë ardhur informacionet, por nuk është bërë e mundur pyetja e zotit Muzin.

Në argumentimin e bërë në kthim-përgjigje dhe kërkesën për ndihmë, është arsyetimi se zoti Muzin ka përfituar nga e drejta për të mos folur (në SHBA), ndërsa në raport me organet në Shqipëri, nëse i jepet garanci në mosmarrjen e përgjegjësisë penale, do të jepte dëshminë.

Unë personalisht, duke parë zanafillën hetimore, që hetimit i duhet shkuar deri në fund, kam udhëzuar, që prokuroria të mos ketë fazë përfundimtare, por të krijojë mundësinë proceduriale që Muzin të japë dëshminë e tij’, është shprehur Imeraj.

Sipas Imerajt, nëse Prokuroria do të ishte e centralizuar drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes dhe në këto rrethana Basha do të përfundontë para drejtësisë.

‘Prokurorët vendosen të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjykatë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes’, ka thënë më tej Imeraj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...