Ilir Meta flet për marrëdhëniet me SHBA-të: Janë perfekte! Bashkëpunimi ka qenë dhe do jetë i hapur

Tuesday, 10 May 2022 23:34

 


Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë perfekte

Gjatë një interviste të dhënë për emsionin “Top Story”, kreu i shtetit theksoi se ai është politikani më korrekt me ndërkombëtarët, pasi nuk i ka gënjyer kurrë dhe i ka thënë në mënyrë të prerë në vijimësi kjo bëhet ndërsa kjo jo.

Meta shtoi gjithashtu se bashkëpunimi me amerikanët ka qenë, është dhe do të vijojë të jetë i hapur.

 

“Unë jam ankuar asnjëherë se dikush është përpjekur të sabotojë imazhin e Ilir Metës te ndërkombëtarët, pasi raportin tim nuk e kam me ndërkombetaret, por vetëm me shqiptarët. Dhe këtë raport me shqiptarët do ta kem në menyrë të hekurt në të ardhmen.

Ata përmes manipulimeve janë përpjekur të sabotojnë reputacionin e ndërkombëtarëve ndaj popullit shqiptar.

Nuk ka politikan më korrekt në Shqipëri me ndërkombëtarët se Ilir Meta. Pasi unë kam thënë gjithmonë kjo bëhet dhe kjo s’bëhet. U kam thënë se shoh një plan për të lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese. Jo thanë e garantojmë ne. Ja ku ngeli Shqipëria 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese.

Kemi shqiptar me integritet, por kemi dhe nga atë të tjerët me integritet.

Kushtetutën e SHBA-ve e kam frymëzim, për liri, pavarësi dhe sovranitet. Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA-të janë perfekte sepse asnjëherë nuk i ka gënjyer dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet amerikane.

Nuk kam unë asnjë ankesë për ndonjë sjellje të papërshtatshme. Unë kam vetëm letra që vijnë, vijnë vlerësime të larta.

 

Dalema ka një thënie fantastike, ishte ministër i Jashtëm dhe kishte disa përplasje me SHBA-të dhe tha se “këto gabime që kanë bërë këta miqtë tanë do të bëjnë që të rrisim akoma më shumë bashkëpunimin me ta”. Bashkëpunimi ka qenë dhe do jetë i hapur si çdo komb që ka sovranitet dhe dinjitet”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...