Berisha: Baxhanaku i Ramës, Armando Frangu ka marrë dhjetëra tendera

E mërkurë, 11 May 2022 17:49

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, denoncoi në konferencën për shtyp faktin se baxhanaku i Edi Rramës ka marr dhjetëra tendera publikë.

“Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Ai nuk ka marrë asnjë tender, të Ramës po. Të afërmit e mi nuk kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ia themi njëri tjetrit të gjitha”.

“Janë 50 tendera të Armando Frangut, baxhanakut të Ramës. Dhe kjo 4 vite më parë.

Famozi Frangu me Beqajn nuk linin tender të binte në tokë. Me definicion ai duhej përjashtuar.

Ju e dini si qarkullon emri i Olsit, aferë pas afere. Emri i Ramës, nuk është Olsi. Olsi ka vetëm një gjë që i përdor ato para dhe i pastron me sportin, me klubin. Desh të kapte edhe federatën. Mendoni se do bëhej Gaz Demi kreu i federatës. Jo, ishte për Olsin ajo,” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje kërkesës së Ramës për '21 Janarin'. Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se është dakord që 21 Janari të hetohet dhe rihetohet disa herë, por ai theksoi se përgjegjësi kryesor në atë ngjarje është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë si kryetar opozite kishte thirrur në bulevard protestuesit për të përmbushur, sipas Berishës, axhendën e tij politike.

“Ajo që nuk është hetuar në 21 Janar, përgjegjësia direkte e Edi Ramës si organizator. E faktuar, jo se e them unë. Merrni faktin se u sulmua një Kryeministër në detyrë në zyrë. Ka një ngjarje, 6 Janari në Capitol Hill. Pra, ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës dhe kjo që nuk është e imja, tashmë është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhendë politike protesta. Jam plotësisht dakord të hetohet e rihetohet 100 herë. Dhe ju garantoj se përgjegjës kryesor është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij, i cili i vendosi ata në funksion të një axhende politike”, tha Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...