Me mision nga Rama/ Gaz Bardhi: Nuk e njoh Rithemelimin

E Enjte, 12 May 2022 09:33

 

Gazment Bardhi ngul këmbë që të vetmit brenda PD-së që kanë legjitimitetin të propozojë në lidhje me presidentin, është grupi parlamentar.

Kjo deklaratët e Bardhit është në linjë me të Enkelejd Alibeajt, i cili është i shitur tek Rama ndërsa edhe lideri i PD, Sali Berisha e ka quajtur ministër të kreut të qeverisë

Gaz Bardhi po e vazhdon misionin përçarës.

“Askush veç grupit parlamentar të PD nuk ka tagër për një hap të tillë. Po bëhen përpjekje që çdo deputet i grupit parlamentar të vijë të paraqesë mendimin për presidentin e ri.”-tha Bardhi.

 

Ai shtoi se janë duke u bërë përpjekje që deputetët të bëjnë propozimet në grup dhe më tej të jetë grupi ai që vendos nëse ky propozim do të mbështetet ose jo.

Gazment Bardhi harron se gjykata i dha të drejtë Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar selinë blu, por kjo nuk i mjafton duke thënë se nuk i njeh drejtuesit e PD.

Bardhi justifikohet duke thënë se qëndrimi i tij nuk është i njëjtë me të Ramës ndërsa shton se me kë negocion kryeministri, është punë e tij

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...