Rezoluta që dënon genocidin në Srebrenicë/ Tritan Shehu: I befasuar nga qëndrimi i PS. Tregon për lidhje me Lindjen që mund të krijojnë probleme për rajonin tonë

E Enjte, 12 May 2022 11:22

 

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka denoncuar sot qendrimin e mazhorances socialiste ne Konferencen e Kryetareve te cilet sipas tij nuk kane pranuar te votojne pro nje rezolute qe denon genocidin ne Srebrenice.

“Do thotë mos duash ti kundërvihesh këtyre elementëve e mos marrësh pjesë në politika paqeje. Këtu kemi të bëjmë me nje lidhje okulte të fortë jo vetëm me Ballkanin e Hapur, me Vucic padyshim me Lindjen me Rusinë, lidhje që në këtë mënyrë kërkojnë e mund të krijojnë probleme negative për rajonin tonë”, theksoi ai ne fjalen e tij per gazetaret.

Tritan Shehu: Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët, i befasuar se nuk pranuan këtë rezolutë që dënon genocidin ne Srebrenicë.
Parlamenti shqiptar deri më sot s’ka kaluar asnjë dokument zyrtar për të dënuar këtë genocid, si ka bërë PE, krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin për mos pranimin për të dënuar genocidin në Srebrenicë.

Për mua është akt i rëndë me domethënie të madhe politike.

Ky bllokim i kësaj rezolute, kur problemet në Evropë janë kaq të vështira pas agresionit fashist rus në Ukrainë, kur Serbia s’ka pranuar sanksionet kundër Rusisë, domethënë të jesh i detyruar shumë të mos pranosh të hapësh një kerkese kaq të vlefshëm që do kërkonte jo dënimin por kërkesën për falje.

Do thotë mos duash ti kundërvihesh këtyre elementëve e mos marrësh pjesë në politika paqeje.

Këtu kemi të bëjmë me nje lidhje okulte të fortë jo vetëm me Balkanin e Hapur, me Vucic padyshim me lindjen me Rusinë, lidhje që në këtë mënyrë kërkojnë e mund të krijojnë probleme negative për rajonin tonë.

Sipas qëndrimit që mbajti PS, shpresoj që nesër seanca plenare do vendosë të kundërtën, nuk do lejojnë këtë aventurizëm që të majtët sot në konferencën e kryetarëve ndërmorën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...